Fansat e Rick & Morty gojëhapur, seria i referohet koronavirusit

By

Fansat e serisë së famshme të animuar, “Rick and Morty janë tëb indur që në episodin e fundit të kësaj serie, ata iu kanë referuar koronavirusit.

Kjo seri e cila u kthye më 3 maj për pjesën e dytë të sezonit të katërt, ndonëse një moment i veçantë i kishte lënë shikuesit përplot hamendje se sa shpejtë ishte krijuar ky episode.

Në një skenë, Morty flet për blerjen e një treni të ri, por Rick-u i përgjigjet: Bleje edhe një tjetër, Morty! Konsumo, Morty! Askush nuk është jashtë duke bërë pazar me këtë virus të dreqit”.

Kështu, fansat e serisë kanë vërshuar Twitter-in duke pyetur se si ata kishin arritur ta fusin një shaka me koronavirus kur dihet që këta episoda bëhen dhe përfundohen më herët.

Artikuj të ngjashëm