A e paguan obligimin tatimor Lyrical Son?!

By

Mbrëmjen e kaluar në emisionin NIN me Alaudin Hamitin u shtjellua një temë mjaft e ndjeshme sa i përket obligimeve tatimore të artistëve.

E si i ftuar në panel përveç zëvendës drejtorit të ATK-së ishte edhe reperi Lyrical Son i cili tregoi për përvojën e tij në këtë aspekt.

Dimë se edhe artistët hyjnë në një kategori të cilët janë të obliguar të paguajn një shumë të caktuar të përfitimeve që ata marrin nëpër mbrëmjet muzikore.

Reperi tregoi se ai deri në një kohë nuk paguante tatim edhe pse ishte gjithmonë me mendjen e dëshirën që ta bëjë një veprim të tillë.

Në një moment ATK-ja telefonoi atë duke e ftuar në zyrat e tyre që edhe të fillojë procedurën mbi pagesën e tatimit, kohë kur edhe reperi filloi ti kryej obligimet e tij.

Ai deklaroi se tashmë ndjehet i lehtësuar në këtë aspekt sepse e kishte gjithmonë barrë këtë çështje pasi siç tha ai me ‘shtetin duhet pastruar patjetër’.

Artisti dha edhe mesazhe mjaft të mira lidhur me këtë çështje duke i ftuar edhe kolegët tjerë të veprojnë në të njejtën mënyrë.

Se çfarë deklaroi tjetër artisti lidhur me këtë temë mund ta kuptoni në videon e mëposhtme. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm