Reperja Melinda Ademi është detyruar të përballet me një mori komentesh kritikuese në Instagram.
Gjithçka ka nisur nga njoftimi i saj për një koncert me 30 Nëntor.
Të shumtë kanë qenë ata që e kanë kritikuar këngëtaren duke e ofenduar për mos anulim të koncertit marrë shkas nga gjendja e rëndë e krijuar në Shqipëri.
Pas komenteve të shumta, Melinda është detyruar të mbyllë hapësirën duke lënë vetëm njoftimin e mbrëmjes muzikore të paraparë bashkë me Shkurte Gashin dhe Ermal Fejzullahun, nesër, në Gjermani. /Prive.al