Ndërron jetë DJ i famshëm që së fundmi u arrestua për sulme seksuale

By

Erick Morillo, DJ i njohur në mbarë botën për hitin e tij “I Like To Move it”, është gjetur i vdekur në Miami, ka raportuar policia vendase.

Vdekja e tij vjen një muaj pas akuzës për sulm seksual ndaj një DJ femër.

Erick lansoi hitin e tij të vitit 2014 duke përdorur emrin “Reel 2 Reel”. Kjo këngë u kthye në retro hit pas një remix-i që i ishte bërë në vitin 2005, në filmin e animuar Madagascar.

Morillo ka mohuar akuzat për sulm seksual, mirëpo u dorëzua kur një hetim më i detajuar tregoi që ai ishte i dyshuari kryesor.

Dëgjimi në gjykatë ishte paracaktuar të mbahej të premten, raportoi stacioni i policisë.

Burimi: BBC

Artikuj të ngjashëm