Fans i madh i Duas: Kryebashkiaku i Londrës e uron për çmimin në MTV EMA! (FOTO)

By

Ai është fans i madh i Dua Lipës. Javën e kaluar, ishte në audiencën e saj në një koncert, ndërsa tani,

Kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan, ka shprehur lumturinë e tij pasi Lipa fitoi çmim në MTV Europe Music Award.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare që nisi karrierën në Londër, mbrëmë ka triumfuar në njërën mga kategoritë ku ishte nominuar.

Ajo fitoi çmimin “Best New Artist”, por nuk ishte prezente për ta marrë çmimin ngase ndodhet në Brazil.

Dhe pas këtij suksesi, kanë shpërthyer urimet për të, e në mesin e tyre ishte edhe majori Khan.

“Qyteti ynë ka disa prej talentëve më të mirë të muzikës në botë. Është e mrekullueshme të shohësh Londinezen Dua Lipa, të rrëmbejë çmimim për “Artistin më të mirë të ri” nga MTV EMA”, ka shkruar Khan në profilin e tij në Twitter. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm