Vëllezërit e njohur futbollistë, Granit dhe Taulant Xhaka duket se kanë lënë mënjanë rivalitetin sportiv duke u bashkuar në një vend për të festuar kështu festat e fundvitit.
Dyshja e njohur kanë zgjedhur Londrën si vendin ideal për këto ditë teksa atyre i janë bashkuar edhe pjesa tjetër e familjes duke bërë kështu që kjo periudhë festive të marrë kutpimin e vërtetë.
Një video e publikuar në ‘Storien’ ditore në Instagram nga Graniti shfaqë babain e tij dhe Taulantin duke zhvilluar një ndeshje në ‘mundje’.
Natyrisht se aty nuk kishte asgjë serioze teksa e gjitha ajo skenë ishte thjesht një shaka familjeje.
Sukseset e dyshes në karrierë po vazhdojnë teksa edhe kualitetet e tyre po shkojnë në rritje e sipër. /Prive.al/