Familja Vula ofron strehim dhe ndihmë për të prekurit nga fatkeqësia natyrore
Ndër të famshëm si Alaudin Hamiti, Genc Prelvukaj, Capital T – edhe familja Vula po hap dyert për të prekurit nga fatkeqësia natyrore në Shqipëri.
Xheraldina, Agon dhe Ledri Vula po ofrojnë ushqim dhe strehim në Vula Residencies në Prishtinë për ata që u prekën nga tërmeti në Durrës dhe Thuman
Në një postim të tij në llogarinë në Instagram, Ledri njofton se po ofron strehim dhe ushqim për të prekurit në Prishtinë për të pastrehët e Thumanit dhe Durrësit.
“Nuk jeni vetëm” – shkruan reperi në postimin e tij në Instagram. /Prive.al