Familja Kardashian po shtohet dhe kësaj here Kourtney Kardashian është në pritje të ëmbël.
Nëna e tre fëmijëve njoftoi se ishte në pritje të fëmijës së saj të katërt me një shenjë të punuar me dorë, ku shkruante “Travis, jam shtatzënë” të cilën e shfaqi teksa bashkëshorti i saj, Travis Barker, performonte në skenë. Ky do të jetë fëmija i saj i parë me Barker.
Kardashian, 44 vjeç, ndau një video të saj duke mbajtur shenjën dhe duke u hedhur në audiencë në faqen e saj në Instagram. Barker, 47 vjeç, gjithashtu ka shpërndarë videon. /Prive.al