Yll Limani, i vetmi që poston nga dasma e Arbanës dhe Edit

By

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj e kurorëzojnë sot historinë e tyre të dashurisë. 

Në prani të familjarëve dhe miqve, çifti i njohur i kanë thënë po njëri-tjetrit në Toskana të Italisë. 

Siç edhe u paralajmërua, eventi do jetë në privatësi të plotë. 

Të ftuarve decidivisht që të mos postojnë nga ceremonia. 

Por, në të tijën, Yll Limani ka ndarë përshtypjet dhe një foto pasi nuk është ‘duruar’. 

Ai ka publikuar një fotografi lulesh me mbishkrimin: 

‘Ceremonia e Arbanës dhe Edit ishte shumë e bukur por nuk po më lojnë kurgjo me qit. Këto lule thanë bon’, është shprehur ai. 

Ne do t’iu mbajmë të informuar, për aq sa janë mundësitë. /Prive.al 

Artikuj të ngjashëm