Aktorja me origjinë shqiptare, Eliza Dushku tash e sa kohë me tërë fuqinë i është përkushtuar lobimit për filmin kosovar ‘Shok’, i nominuar për kategorinë e filmit më të mirë të shkurtër në Oscar.
Postimet në rrjete sociale e prezantimet kanë qenë të pandashme në dy-tre javët e fundit për Elizën.
E tashmë kur kanë mbetur fare pak orë deri në fillimin e ceremonisë, ajo ka dhënë ‘shtytjen’ e fundit të përkrahjes për filmin.
Në një sallë të mbushur përplot me amerikanë në Cleveland, ajo i ka ‘bindur’ ata që të bëjnë me duar simbolin e shqiponjës, si shenjë përkrahjeje për filmin.
‘Ju tashmë e keni fituar atë’ – është shprehur Eliza duke iu referuar çmimit Oscar. /Prive.al/