Gili sot feston!

By

Këngëtarja e njohur Gili feston sot ditëlindjen!

Këngëtarja që në të vërtetë quhet Fevzije Berani, mbush hiç më pak se 57 vjet, dhe gjatë gjithë këtyre viteve ajo numëron shumë hite në karrierën e saj muzikore të cilën e vazhdon edhe sot.

Gili hyri në llogarinë e saj në Instagram për të ndarë me ndjekësit këtë datë të rëndësishme për të.

“Sot 21 maji, ditëlindja ime”, shkroi këngëtarja në postimin e saj.

Ajo mori urime të shumta që në orët e para të mesnatës nga miq, shokë e familjarë, por sigurisht që një urim publik nga bashkëshorti i saj, kompozitori Ilir Berani nuk kishte se si të mungonte.

Ai ndau fjalë emocionuese për këngëtaren në këtë ditë të veçantë të saj, të cilat mund t’i shihni në postimin e mëposhtëm.

Shumë urime Gili! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm