Si po ecën lidhja e Kim Kardashian me Pete Davidson?

By

Kim Kardashian dhe Pete Davidson sapo shijuan një natë takimesh me filmat e Marvel.

Të shtunën në mbrëmje, ylli i “Keeping Up With The Kardashians” dhe komediani, kaluan kohë së bashku në vendlindjen e Davidson, Staten Island, ku dyshja panë filmin më të fundit të Marvel “Spider-man: No Way Home”.

Kim u lidh për herë të parë me Davidson në muajin tetor, kur dyshja u pa duke u mbajtur për dore në fermën e Knott në Buena Park, Kaliforni.

Ajo dalje erdhi menjëherë pasi ata ndanë një puthje në ekran gjatë debutimit të themelueses së ‘Skims’ në SNL në muajin tetor.

“Ai është pikërisht ajo që Kim-it i duhej pas divorcit të saj nga Kanye West  – dikush që ta bënte të qeshë dhe thjesht të kalonte kohë me të. Fundi i martesës së saj ishte një kohë shumë e errët për të dhe Pete ka qenë kundërhelmi më i mirë”, tha një burim.

Një tjetër burim i tha kohët e fundit revistës ‘People’ se “Davidson e pëlqen shumë atë dhe ajo është gjithmonë vajza e tij”. “Pete nuk i ka takuar ende fëmijët e saj“.

Artikuj të ngjashëm