Facebook po planifikon të ndryshojë emrin

By

Facebook po planifikon të ndryshojë emrin e kompanisë javën e ardhshme për të reflektuar fokusin e tij në ndërtimin e metaverse, sipas një burimi me njohuri të drejtpërdrejta të çështjes, shkruan The Verge.

Ndryshimi i ardhshëm i emrit, për të cilin CEO Mark Zuckerberg planifikon të flasë në konferencën vjetore të kompanisë Connect në 28 tetor, por mund të zbulohet më herët, ka për qëllim të sinjalizojë ambicien e gjigantit të teknologjisë për tu njohur më shumë sesa mediat sociale dhe të gjitha problematikat që mbërthen.

Me ribrendim ka të ngjarë të pozicionojë aplikacionin blu të Facebook si një nga shumë produktet nën një kompani mëmë që mbikëqyr grupet si Instagram, ËhatsApp, Oculus dhe më shumë. Një zëdhënës i Facebook refuzoi të komentojë mbi këtë cështje.

Facebook tashmë ka më shumë se 10.000 punonjës që ndërtojnë pajisje të konsumit si syzet AR që Zuckerberg beson se përfundimisht do të jenë po aq të kudogjendura sa telefonat e mençur.

Në korrik, ai i tha The Verge se, gjatë disa viteve të ardhshme, “ne do të kalojmë në mënyrë efektive nga njerëzit që na shohin si kompani kryesore të mediave sociale në kompani metaverse.” /Prive.al

Artikuj të ngjashëm