Facebook ndërron emrin, bëhet “Meta”

By

Themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg ka njoftuar se ka ndërruar emrin kompanisë në “Meta”.

Ky vendim ishte pjesë e një ndryshimi strategjik për të theksuar zhvillimin e botës virtuale ndërkohë që biznesi kryesor i rrjetit social është në krizë.

“Nga tash e tutje, ne së pari do të quhemi si metaverse, jo Facebook. Facebook është një nga produktet më të përdorura në botë. Por çdo ditë e më shumë ajo nuk përfshin gjithçka që bëjmë ne. Aktualisht, marka jonë është aq e lidhur ngushtë me një produkt sa që nuk mund të përfaqësojë gjithçka që ne po bëjmë”, tha Zuckerberg.

Ky ndryshim vjen pas disa reagimeve se ky rrjet po shkakton dëme bazuar në dokumentet që zbuloi ish-punonjësja Frances Haugen, e cila akuzoi kompaninë se e “vendos përfitimin para sigurisë”.

Artikuj të ngjashëm