Varroset regjisorja Burbuqe Berisha (VIDEO)

By

Gjatë së enjtes në varrezat e qytetit është varrosur Burbuqe Berisha.

Atje u mblodhën shumë persona për t’i dhënë lamtumirën e fundit asaj, njofton Klankosova.tv.

Me këtë rast, artistët e kanë vlerësuar lartë profesionalizmin dhe kolegialitetin e regjisores.

Krahas artdashësve, pranë arkivolit të saj në Teatrin Kombëtar të Kosovës,  nderime bën edhe Kryeministri Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Kulturës, Hajrullah Çeku, si dhe kandidati për kryetar të Prishtinës nga Vetëvendosje, Arben Vitia dhe ai nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Përparim Rama.

Atje homazhe bëri edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

 

Artikuj të ngjashëm