Evi Reçi gjen kohë për një projekt muzikor

By

Pas një kohe të gjatë rikthehet në tregun muzikor, këngëtarja e njohur Evi Reçi, e cila aktualisht moderon emisionin e pasdites në ‘Vizion Plus’.

“Kur unë një gjë e du” është prodhimi më i fundit që risjell këngëtaren tek publiku. Kënga u publikua dje pasdite si një kompozim i Olsa Toqit, e cila vjen pas çmimit të parë në festival dhe Premierës Botërore Të Operës ‘Meladramma’ në Itali, në San Girolamo.

Kënga përcjellë mesazhe për vajzat që kanë besim në vetvete, duke zhvlerësuar opinionin e të tjerëve. Madje, ndër reagimet e para renditet një koment i këngëtares Aurela Gaçe, e cila shprehet se kënga “është fiks për mua”.

Artikuj të ngjashëm