Eva me nënën do t’iu bëjnë t’i fërkoni sytë

By

Familja për një pjesë shumë të madhe të artistëve shqiptarë shpesh zë vend edhe në rrjete sociale me prezencën e tyre.

Por, deri vonë këtë pjesë të rezervuar nga publiku ka preferuar ta mbajë këngëtarja Eva Ndoja e cila përpos projekteve, shoqërisë me Fibin e mënyrës së jetesës nuk është se ka ndarë shumë me fansat.

Megjithatë, duket se së fundmi ajo ka vendosur të ndryshojë mendje duke postuar një imazh të nënës së saj dhe macës.

Ngjajshmëria shumë e madhe me personin e shtrenjtë që e solli në jetë ka qenë pashmangshëm pika në të cilën janë fokusuar komentet e ndjekësve në Instagram.

Me një stil me kohën, flokë të ngjajshme e pamje që reflekton freski, zonja në fjalë lirisht mund të ngatërrohet nga dukja edhe si motra e Evës.

Kujtojmë se në planin artistik, nga këngëtarja vjen shumë shpejt dueti me Fibin, i cili nuk është i pari mes dy vajzave. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm