Shkodran Mustafi shfaqet më në fund me gruan

By

Nëse një person vlen të përmendet për mbajten në tërësi të privatësisë atëherë ai padyshim është Shkodran Mustafi.

Futbollisti shqiptar nga Maqedonia këtë e vërtetoi vitin e kaluar.

Mustafi fillimisht u fejua me 14 Shkurt, e më pas edhe u martua gjatë verës pa postuar as edhe një imazh të vetëm përkrah personit të zemrës, Vjosa Kabës.

Por, më në fund, ai tashmë ka një foto të postuar në Instagram me bashkëshorten.

Një event gala mbrëmjen që lamë pas ishte arsyeja që çifti janë parë me njëri-tjetrin.

Të veshur në të zezë, dyshja definitivisht kanë shkëlqyer në një prej paraqitjeve të rralla në rrjete sociale. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm