Këtë vit, Izraeli do të jetë shteti nikoqir i Eurovizionit për të tretën herë, pasi që këngëtarja Netta ia kishte dhënë vendit të saj fitoren për të katërtën herë me këngën “Toy” në Lisbonë.
Këtë herë gara europiane e këngës do të mbahet në Tel Aviv ndërsa tërë ngjarjen e organizon Public Broadcasting Corporation.
Jonida Maliqi është në mesin e këngëtarëve që këtë vit përfaqësojnë vendet e tyre në Eurovizion, ndërsa ajo merr pjesë me këngën e saj “Kthjeu Tokës” që ka një mesazh direkt, e me të cilën ajo e fitoi edicionin e 57-të të Radiotelevizionit Shqiptar.
Shqipëria mësohet se do të performojë në gjysmëfinalen e dytë të festivalit evropian që do të mbahet me 16-të Maj, bashkë me 17 shtetet e tjera konkurruese.