Estrada shqiptare vendos rekord: Shënohet martesa më e shkurtër!

By

Me 17 Qershor 2016, reperi Agon Abdullahu dhe prezantuesja nga Shqipëria Kristela Gjoka, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

Çifti që patën habitur me kombinimin dhe lidhjen relativisht të gjatë së bashku u martuan në një ceremoni luksoze me shumë të ftuar.

Por, kjo lidhje nuk do mbahet mend tani e tutje si një prej martesave Shqipëri-Kosovë apo për moshën relativisht të re të Nogës dhe Kristelës. Ajo zyrtarisht është martesa më e shkurtër që ka njohur ndonjëherë estrada shqiptare.

Rreth 20 ditë pasi kurorëzuan dashurinë, Noga dhe Kristela sipas Gazetës Express i kanë dhënë fund lidhjes pasiqë prezantuesja nga Shqipëria nuk ka dashur të jetoj me nënën dhe motrat e reperit.

Kjo verifikohet lehtësisht edhe nga fshirja e çdo gjurme në rrjete sociale të fotove të njëri-tjetrit.

Me këtë rekord, estrada shqiptare konkuron lehtësisht me atë përtej oqeanit duke zënë vendin e dytë për martesën më të shkurtër pas asaj të vitit 2004 mes Britney Spears dhe Jason Alexandër që kishte zgjatur vetëm 55 orë.

Mbetet të shihet nëse do arrihet ndonjë kompromis mes Nogës e Kristelës dhe gjërat të rrjedhin prapë si më parë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm