Ajo dikur ishte prezantuese lajmesh në Shqipëri, por e la karrierën e saj për të ikur në Shtetet e Bashkuara.
Por tani është kthyer në Shqipëri dhe nga atje, poston fotografitë më të mahnitshme që mund të shihni.
Ende në top formë ndonëse nënë e tre fëmijëve, Estela është blogerja më me stil që do shihni.
Madje ajo ka histori interesante se si e kishte mundur njërën nga sëmundjet më të përhapura në botë.
Instagrami i saj përfshin shumë udhëtime dhe promovim i vendeve të bukura e ushqimeve të reja, prandaj duhet t’ia hidhni një sy!
2018-a e blogeres Estela Ujka ishte një betejë e mundimshme, por e fituar. Ajo rrëfeu për “Lart e Poshtë” se u diagnostikua me tumor, si pasojë e të cilëve humbi edhe nënën. Për fat të mirë, rasti i saj qëlloi ndryshe.
“Unë kam humbur mamanë nga e njëjta sëmundje, kështu që edhe nëse e dëgjoj nga miliona kilometra larg, sigurisht që do të ndikohem dhe do të më duket gjëja më e tmerrshme në jetë. Për fat të mirë, tumori me të cilin u diagnostikova unë, nuk ishte nga ata më të këqijtë, por kishte ngarkesën e vet dhe nëse nuk do të kryeja operacionin mund të kishte pasoja fatale.