Është një vajzë e rritur dhe ende bën gjëra fëmijësh – ky është vesi i Engjëllusha Salihut

By

Një vajzë shumë simpatike dhe njëra ndër fytyrat e reja në ekranet shqiptare, këngëtarja Engjëllusha Salihu, ia doli që shumë shpejt t’ua marrë zemrat publikut kosovar.

Duke qenë vajza e yllit të muzikës popullore Shyhrete Behlulit, ajo e pati pak më të lehtë që të jetë një emër i njohur i tregut muzikor kosovar sot.

E në intervistën “60-të sekondëshe” për Prive, këngëtarja ka dhënë përgjigjet e saja në pyetjet interesante të rubrikës.

“Çfarë nuk di publiku për ty”, ishte pyetja drejtuar Engjëllushës!

“Nuk e di që unë ende shoh filma të animuar”, ka treguar Engjëllusha, duke dhënë një sekret të vogël, që e zgjon një fëmijë brenda saj!

Artikuj të ngjashëm