Brenda shtëpisë super luksoze të deputetit Daut Haradinaj (FOTO)

By

Lola Haradinaj, gruaja e deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinajt, na e shpalosi një pjesë të shtëpisë së saj përmes një fotografie.

Një kënd i rregulluar me shumë shije dhe super luksoz, është prezantuar nga ajo përmes imazheve ku po tregonte se bashkëshorti i saj është i ftuar në emisionin Info Magazine me Kushtrim Sadikun në Klan Kosova.

Ajo ka shfaqur një pjesë tejet moderne dhe me dekorim minimal ku familja mbanë Televizorin, derisa çdo gjë duket shumë në nivel dhe mirë e planifikuar.

Një hapësirë minimalistike dhe një ambient i mveshur i tëri me mermer, sigurisht do ketë kushtuar sa qimet e kokës!

Derisa në këtë pjesë të shtëpisë, qëndron edhe një fotografi e përbashkët e çiftit që janë të martuar prej kohësh e kanë dy fëmijë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm