‘Është gay’, Tea flet për shoqëruesin e saj në udhëtime

By

Pas ndarjes nga Bearti, Tea u pa disa herë e shoqëruar nga një mik i saj.

Ish-protagonistja e “Përputhen” madje shkoi edhe në Dubai me të duke bërë që portalet të shkruajnë për djaloshin si i “dashuri i Teas”.

View this post on Instagram

A post shared by Téa (@tea.trifoni)

E pikërisht këto raportime të medias online kanë qenë në fokus të rrëfimit të Teas ditën e sotme në programin “Goca dhe gra”.

Ajo ka treguar se shoqëruesi i saj është homoseksual prandaj në historitë e sajuara të portaleve nuk ka asgjë të vërtetë.

“Jam gjykuar shumë për këtë gjë. Tea i ndërron të dashurit shumë shpesh. Unë jam shoqëruar shumë kohë me një mik timin. Ai është gay. Unë kam dalë me të në një bar, më kanë bërë foto mua dhe atij që nuk është fare publik dhe s’ka dashur të dali. E nxjerrin portalet dhe thonë Tea me të dashurin misterioz. Shkoj me të në Dubai dhe thonë Tea me sheikun e Dubait. Është i njëjti person. Madje unë nxjerr shokun dhe shoqen të dy bashkë, ata presin shoqen dhe nxjerrin djalin” – deklaron Tea.

Ne duam të besojmë që Tea e ka marrë lejen nga shoku i saj që ta thotë një gjë të tillë publikisht ajo, përpara se ta thotë ai vetë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm