Dhe të mendosh që kohë më parë, Dua nuk u pranua në korin e shkollës

By

Në një intervistë për “AMP Radio”, Dua ka kujtuar rrugëtimin e saj deri këtu dhe suksesin me këngën e re “Don’t Start Now”.

Përderisa artistja flet për jetën e saj profesionale për albumin e saj të ri që sipas sa nuk do të jetë aspak si këngët që dëgjojmë në radio këto kohët e fundit.

Titulli do të zbulohet muajin e ardhshëm kurse albumi i cili duket se ka influencë nga disko e viteve të 80-ta do të publikohet vitin e ardhshëm.

Arsyeja pse ajo refuzon të flasë më shumë për albumin qëndron se nuk dëshiron të ‘ekzaltojë’ publikun më shumë se që duhet.

Por edhe Dua ndonëse se sot gëzon shume suksese si fituese e dyfishtë e çmimeve Grammy, nuk është se e ka pasur rrugën vaj dhe se nuk ka hasur në refuzime.

Në një rast ajo u pyet se a është e vërtetë që nuk e kishin pranuar në korin e shkollës, pasi një nga mësuesit i tha se nuk di të këndojë.

“Po, është i vërtetë ky fakt. Unë kam dashur shumë që të isha në korin e shkollës, por nuk më pranuan”, tha Dua, ndërsa theksoi se profesorin nuk e ka takuar më.

Image result for dua lipa laughing

Mund të ndiqni intervistën e plotë duke klikuar në videon e mëposhtme. /Prive.al

 

 

 

Artikuj të ngjashëm