ËSHTË DJALË: Meghan Markle sjellë në jetë beben mbretërore

By

Familja mbretërore sapo u bë më e madhe.

Duka dhe Dukesha e Sussex kanë mirëpritur sot në jetë fëmijën e tyre të parë i cili është djalë, fiks ashtu siç është raportuar me muaj në mediat ndërkombëtare.

Djali më i famshëm i momentit në botë, peshon 3 kilogramë e 17 gramë, ndërsa njoftimin për ardhjen e tij në jetë e kanë bërë zyrtarisht në profilin e tyre në Instagram dukesha Markle dhe Princi Harry.

Bebja erdhi në jetë pothuajse pas një viti sepse edhe pak ditë, duka e dukesha festojnë përvjetorin e parë të martesës së tyre.

Çifti ishin martuar me 19 Maj në një ceremoni nga e cila i kishte sytë krejt bota, ndërsa vetëm pas pesë muajsh, u dha lajmi se Meghan ishte shtatzënë me fëmijën e parë.

Artikuj të ngjashëm