Unikkatili nxjerr këngën e re, thotë se Kosovën po e ndjekë një “re e zezë”

By

Është publikuar kënga më e re nga Unikkatil.

Reperi i njohur i TBA duket se këtë krijim muzikor e ka pasur jashtë planeve të tij.

Kanë qenë rrethanat e kohëve të fundit në Kosovë, ato që e kanë bindur ta përfundojë këngën e lënë në gjysmë.

“Origjinal pata plan me publikú diçka tjetër po për shkak se si mú, ashtu edhe Kosovën, po na ndjekë nji rê e zezë vendosa me e mbarú këtë kôngë të thellë të pakompletúme”, është shprehur reperi.

Ai poashtu ka paralajmëruar një tjetër projekt muzikor shumë shpejt. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm