Me të publikuar disa fotografi nga ana e saj, mediat filluan të spekulonin.
Për këngëtaren shqiptare Juliana Pasha u shkrua se ishte shtatzënë. Por nuk ka vonuar edhe përgjigjja e saj karshi këtyre raportimeve.
Në profilin e saj në Instagram, këngëtarja shkruan se është habitur kur ka parë se çfarë është thënë për të, pasi ka postuar në rrjete sociale disa fotografi me bashkëshortin e saj.
“Lajmi paska marrë dhenë e unë s’di gjë. Ehh ç’më bëre o mëngjes i shijshëm. Më bëre barkun. Ja t’i pyes pak sa muajshe jam. Lajme të rrejshme”, ka shruar ajo.