Këngëtarja Elhaida Dani ka arritur të depërtoj edhe tek fqinjët, madje Serbia po përkrah edhe përfaqësuesen shqiptare.
Këtë të lë të kuptosh intervista e fundit e Elhaidës për ESC Serbia.
Në përshkrimin hyrës të kësaj webfaqe Dani përshkruhet si këngëtare e shumë çmimeve dhe që posedon një zë magjepës dhe të fuqishëm.
ESC Serbia ka bërë edhe një përmbledhje të sukseseve të 22 vjeçares shqiptare.
Gjithashtu e pyetur se çfarë mendon për këngën Serbe në Eurovizion, Dani u shpreh: “Jam fanse e madhe dhe mbështes gratë e fuqishme. Ky madje është edhe mesazhi i këngës sime. Tek Bojana shoh një grua të fortë dhe me pasion me një talent të madh, zë i mahnitshëm. /Prive.al