Ernest Zymberi një baba e bashkëshort i lumtur, i bën gruas urimin më romantik

By

Tani sapo është bërë baba dhe është njeriu më i lumtur.

Aktori i njohur shqiptar Ernest Zymberi, ka shpërthyer në fjalë romantike për gruan e tij Lena Rexhepin, e cila këtë të mërkure feston edhe ditëlindjen.

Zymberi që u bë shumë i njohur për publikun me rolin e tij në serialin “O sa mirë”, gjithmonë e shpreh publikisht dashurinë që ka për gruan e tij ndërsa kësaj here, ka thënë se qëllimi i jetës së tij është ta bëjë atë të lumtur.

“Derisa i gjeta keto foto per me kriju nje tregim te jetes tone me pak fjale, une pash gjithcka qe kemi perjetu bashke. Shume kohe e mire e mbushur me dashni, respekt e sakrifice. Tash kur po te uroj e kemi edhe Marën afer. Uroj qe dashnia jone te rritet cdo dite e me shume ashtu si po rritemi edhe ne si familje. Urime ditelindjen jete, ajr, drite e syve te mije. Te duam”, ka shkruar aktori, duke ndarë me ndjekësit e tij në Instagram edhe fotografi të familjes. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm