Noizy gënjeu për Dafinën në OTR? Këngëtarja përgënjeshtron reperin! (FOTO)

By

Nuk mund të rrish gjithmonë armik me dikë, e as gjithmonë mik me dikë. Dhe kjo maksimë më së miri i shkon reperit të famshëm Noizy, i cili deklaroi mori një vendim të ri për grupin e tij OTR.

https://www.instagram.com/p/Bp11X1FAWgY/

Reperi i njohur tha në Instagram se ka nënshkruar kontratë me këngëtaren Dafina Zeqiri, duke e bërë atë pjesë të labelit të tij të njohur.

Me një fotografi me Dafinën në Instagram, Noizy e ka dhënë këtë lajm duke e quajtur mbretëreshë këngëtaren.

Megjithatë, është Dafina Zeqiri ajo që në një koment që ka shkruar në Instagramin e Noizyt e ka përgënjeshtruar këtë deklaratë.

“Ti je një gënjeshtar i keq”, i ka shkruar ajo, duke e hedhur poshtë deklaratën e tij. Më pas shihen edhe komentet e Varrosit, kolegut të Noizyt i cili ka publikuar “emojis” duke qeshur me lot, gjë që na la të kuptojmë se Noizy po tallej me këtë gjë!

Artikuj të ngjashëm