Këngëtari Ermal Fejzullahu ka uruar sot në mesditë festën e Vitit të Ri me fotografinë e përbashkët familjare ku shfaqet me bashkëshorten dhe fëmijët.
Por krahas urimit, Ermali ka pasur edhe një njoftim si dhuratë për fansat në prag të 2017-tës.
Ai ka bërë të ditur se sonte me fillim nga ora 19:00 do të publikohet projekti më i ri solo ‘Pa mua’ që do jetë premierë në Youtube.
Ky projekt do jetë një ndër shumë të tjerë që këngëtari i ka gati dhe do t’i publikojë së shpejti. /Prive.al/