Si po e quan Stresi këngëtaren Morena Taraku?! (FOTO)

By

Miqësia mes reperit Stresi dhe këngëtares Morena Taraku ka kohë që është çuar në nivelet më të larta të mundshme e ajo ka arritur edhe në fazën e bashkëpunimit mes dyshes edhe në projekt muzikor.

E se ajo po vazhdon të qëndrojë në nivele të tilla na tregon postimi i fundit i reperit i cili i uron suksese në arritjen e Milionit të parë në Youtube të projektit të fundit të Morenës të cilin e solli në bashkëpunim me Aida Doçin.

Ai mes rreshtash e quan edhe ‘Braq’ këngëtaren, fjalë kjo e cila nëse e përkthejmë në gjuhën shqipe  ka kuptimin e vëllaut.

Sipas këtij postimi del që dyshja ‘miqësinë’ e tyre e kanë ‘familjarizuar’ tashmë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm