Tash e disa ditë këngëtari kosovar, Ermal Fejzullahu ka nisur pushimet në Bodrum të Turqisë bashkë me bashkëshorten dhe disa miq.
Artisti i mirënjohur nga atje ka sjellur vazhdimisht pamje nga resorit i mrekullueshëm ku po qëndron, e ndërsa ka habitur me disa postime që ka bërë së fundi, shkruan Indeksonline.
Ermali ka publikuar pamje të një jahti gjigant dhe super luksoze që mendohet se është i çifti të famshëm, Beyonce dhe Jay-Z.
Çifti i njohur amerikan së fundi kanë filluar pushimet në Kroaci ndërsa me gjasë ata kanë kaluar edhe në bregdetin turk.
“A pom doket a është yachti i Jay-z dhe Beyonce”, ka shkruar Ermali në postim, teksa në një tjetër postim ka publikuar jahtin e çifti që është i ngjashëm me atë që ndodhet në Bodrum./Indeksonline/