Për muaj të tërë rresht ishin rivalë ‘të përbetuar’.
Ermal Mamaqi dhe Luana Vjollca në pjesën e parë të sezonit televiziv garonin fort në të njejtin orar prime-time të së Shtunës.
Shpesh, rivaliteti u përçua edhe në rrjete sociale tek gara e fortë për primatin e audiencës.
Por, duket se marrëdhëniet mes dyshes mbesin të shkëlqyera.
Tashmë kur ‘Shiko kush luan’ ka përfunduar dhe rivalja direkte e Ermalit është Arbana, humoristi është parë teksa drekon me Luanën.
Këtë e ka zbuluar vetë përmes një videoje në rrjete sociale ku kërkon ‘ndihmë’ me doza të shakasë.
Nuk dihet nëse kjo nënkupton paraqitje të Luanës në programin e Ermalit së shpejti, siç e ka zakon të bëj Mamaqi me mysafirët me të cilët koordinon dhe ndërton skemën e plotë të intervistës nëpër dreka e darka. /Prive.al