Ermal Mamaqi ngjan shumë me mamin e Ledrit por nuk është aq i pashëm sa ai

By

Përmbajtja që Ermal Mamaqi ndanë në llogarinë e tij në Instagram, ka të bëjë vetëm me humor – përjashtim rastet të veçanta.

Së fundi aktori i humorit ka publikuar një foto të mamit të reperit Ledri Vula, Xheraldinës, ku thotë se ai ngjan më shumë me të se me mamin e tij.

Duke vënë re ngjashmërinë Ermali ka shprehur “xhelozinë” ndaj reperit. Si gjithnjë me humorin që e karakterizon,  krahas fotos shkruan:

“Jam xheloz që @xheraldina (mami Ledrit), e ka bërë @ledrivula aq të bukur, kur në fakt unë i ngjaj më shumë asaj se mamit tim”, shkruan ai krahas fotos së Xheraldinës.

Xheraldina reagoi në postimin e tij me shumë të qeshura dhe Ermali vazhdonte shakanë duke pretenduar se është i biri i saj. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm