Ermal Mamaqi i kthen favorin Luanës: Nesër, dyshja bëhen bashkë

By

Kanë krijuar lajm në vazhdimësi gjatë sezonit të kaluar me një detaj – përplasjen për audiencë.

Çdo të Shtunë, Ermal Mamaqi dhe Luana Vjollca kanë hedhur herë një grafik herë tjetër për të demonstruar në këtë formë se kush triumfon në shikueshmëri.

Por, raportet mes dyshes janë ç’tensionuar aq shumë, saqë tash ftojnë njëri-tjetrin në emisione.

Pas Luanës, e cila muaj më parë ishte në një intervistë ekskluzive në ‘Xing me Ermalin’, tashmë humoristi i ka kthyer favorin.

Ai do jetë nesër në programin ‘Shiko kush Luan’ siç është kuptuar përmes promos ku mes tjerash, Ermali shfaqet teksa thumbon Fifin, dikur pjesë e programit të tij e tashmë, pjesë e programit konkurent.

(lajmi vijon nën video)

Ndryshe, kjo do jetë hera e parë prej 2016-tës që Ermal Mamaqi rikthehet në Top Media pas largimit për në Klan, aty ku ju besua orari më i mirë prime-time në dy sezonet e para. Edhe këtë vit, Mamaqi është pjesë e familjes së Klan por në një orar të ndryshuar dhe program të shkurtuar. /Priv.eal

Artikuj të ngjashëm