Erioni befasi Mikelës, xhelozon për të dhe paralajmëron tonistin

By

Historia e dashurisë mes Erionit dhe Mikelës është rikthyer në vëmendje.

Pas ndarjes gjatë verës që u duk definitive, një shteg i ri është hapur.

Ata rreth dhjetë ditë më parë ishin të ftuar në “Përputhen” ku bënë një përballje publike mbi pengjet e historisë së tyre.

E raundi i ri i saj duket se do të vazhdojë sot.

Dyshja janë sërish të ftuar në program ditën e sotme ku po shfaqet edhe takimi në shesh, një surprizë e Erionit që kërkon shansë për rrugëtim të ri.

Ata kanë ndarë pamje nga prapaskenat, ku Erioni xhelozon pak në tonistin që i vendos mikrofonin Mikelës tek gjoksi.

“Enea, kujdes duart” – dëgjohet duke thënë Erioni. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm