Erion Veliaj me fjalë të mëdha për koncertin e Aurela Gaçes në Tiranë

By

Dy ditë më parë, Aurela Gaçe realizoi koncertin e saj recital në Tiranë.

Këngëtarja me shumë vite në karrierën muzikore, mbushi sallën e amfiteatrit të liqenit, plot dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, përveç që publikoi pamje, pati edhe fjalë të mëdha për artisten.

“Nami 🤣 me Aurelën tek Amfiteatri i Tiranës!
Një super publik që nuk reshti së kërcyeri dhe kënduari së bashku me divën e skenës shqiptare, që nga pop-i e deri te muzika popullore. 💃🕺📀
Një mbrëmje e paharrueshme”, ka shkruar ai.

Koncertin e Aurelës e ndoqën edhe disa kolegë të saj përfshirë, Anxhela Peristeri, Rozana Radi, Eli Fara dhe të tjerë.

Ndryshe, sot në Tiranë në sheshin Nëna Terezë, mbahet koncerti madhështor i reperit Capital T./Prive.al

Artikuj të ngjashëm