Erion Veliaj me fjalë të mëdha për Capital T-në (VIDEO)

By

Mbrëmë, Tirana u elektrizua nga koncerti i reperit Capital T.

Reperi arriti ta realizojë ëndrrën e tij duke organizuar një koncert recital me të ftuar të famshëm dhe një publik të madh.

Sheshi Nëna Terezë u ‘dridh’ nga performancat e tij si dhe të atyre që ishin ftuar për të performuar bashkë me të.

Për këtë koncert, Capo u përgëzua edhe nga kryebashkiaku Erion Veliaj i cili publikoi edhe pamje nga mbrëmë në llogarinë e tij në Instagram.

“Bravo Capital T për super koncertin👏🏻, trimi mirë me shokë shumë!😎

Mbrëmë Time Capsule, @truekapo@albanskenderaj@ylllimani e plot artistë të tjerë, ndezën 1001 ëndrra te sheshi “Nënë Tereza”. 🎆🌌 P.s koncertet fantastike sapo kanë filluar në Tiranë!”, ka shkruar Veliaj.

Pas këtij koncerti, pritet ai i Alban Skenderajt në Amfiteatrin e Tiranës./Prive.al

Artikuj të ngjashëm