Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është bërë baba.
Bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, solli sot në jetë djalin e tyre.
Ajo lindi në maternitetin “Koço Glozheni” në Tiranë.
Burime thonë se fëmija ka pasur disa komplikacione të vogla, por është në gjendje të mirë.
Djali, emri i të cilit do të zbulohet nesër, ka lindur me një peshë 3 kilogramë e gjysmë.
Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa u martuan rreth 5 vjet më parë në një dasmë shumë të përfolur në Kalanë e Gjirokastrës, shkruan lapsi.al, përcjellë Prive.