Si dhuratë për fansat në fund të dhjetorit këngëtarja Era Istrefi solli këngën e saj më të re ‘BonBon’. Ky projekt i cili u publikua pa paralajmërim u listua menjëherë tek hitet e muzikës shqipe.
Pa mbushur 10 ditë nga data e publikimit ‘BonBon’ u vërshua nga klikimet. Aktualisht në YouTube ka regjistruar milionin e dytë.
Era është një nga këngëtaret që dominoi 2015-tën me ‘Shumë pis’ teksa që nga janari vazhdon të jetë emër shumë i përmendur dhe i kërkuar i diskografisë shqiptare.