Era Istrefi po sjellë bashkëpunim me një super këngëtar, hit i garantuar?

By

Ju kujtohet kënga “perfect Strangers”, që u bë super hit dy vjet më parë?

Epo, Jonas Blue tani do të publikojë këngë me njërën nga vajzat tona dhe ajo është Era Istrefi.

Këngëtari e producenti i njohur britanik, ka publikuar në Amazon listën e këngëve të tij të reja shumica prej të cilave janë bashkëpunime dhe në këtë mes spikatet emri i Erës.

Kënga e tyre do të quhet “Purpose” apo në shqip “Qëllimi” dhe pritet të publikohet me 9-të nëntor të këtij viti.

Ky bashkëpunim me Erën, do të jetë në kuadër të ri të albumit të Jonas që titullohet “Blue” ndërsa data e publikimit të albumit të britanikut Guy James Robin është po ashtu data 9-të nëntor. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm