Estradës iu shtua edhe një këngëtare, Mixey nënshkruan kontratë me të

By

Estradës shqiptarë sapo iu shtua një artiste e re dhe këtë e ka bërë të ditur producenti I njohur, Mixey.

Ai postoi fotografi me vajzën e cila tash e tutje do të jetë nën menaxhimin e tij.

Valza Zhegrova u bë shumë e njohur në Instagram për shkak të zërit të saj dhe videove të cilat ajo I postonte në këtë rrjet social.

Ajo ka arritur të mbledhë më shumë se 120 mijë ndjekës dhe tashmë ka krijuar edhe fansat.

Në foto, Mixey dhe Valza shihen duke e nënshkruar kontratën e punës nën shoqërimin e prindërve të vajzës në fjalë.

‘Valza mirësevjen në familjen’, shkroi producenti.

Shtëpia muzikore e Mixey po rritet madje Prive muaj më parë ishte ekskluzivisht në ambientin e punës së tij duke sjell në ekran një studio ndryshe nga të tjerat./Prive.al

https://www.instagram.com/p/BmtYb2MC6Vi/?taken-by=valzaa.zh

Artikuj të ngjashëm