Këngëtarja Era Istrefi, është një figurë tejet e veçantë e skenës artistike shqiptare.
Tip rebel, me një pamje jashtë ordineres dhe moskokëçarëse, këngëtarja ka lënë gjurmë me muzikën e paraqitjet e saj skenike, e mbi të gjitha, duke bërë që kënga e saj “Bon Bon” të dëgjohet edhe në vende ku shqipja nuk kuptohet.
Para pak ditësh ajo festoi ditëlindjen, duke mbushur 23 vjet, dhe nga ajo ditë asaj i ka mbetur një kujtim i bukur.
Përderisa grimerja Sellma e ka rregulluar këngëtaren që ka ndërruar edhe ngjyrën e flokëve nga të bardha në të zeza, ajo ka shkrepur një fotografi, në të cilën duket jashtëzakonisht bukur.
Ky imazh, i saj po qarkullon në rrjetet sociale dhe Era dukët si një yll i vërtetë. /Prive.al