Episodi i ri i serialit “Doktori i Mrekullive” sjell plot emocione e humanizëm

By

Në episodin e sotëm të serialit “Doktori i Mrekullive”, do të mund të mësoni se si doktor Aliu, gjatë operimit të një nëne e cila është shtatzënë dhe në gjendje të rëndë shëndetësore, ai mundohet të gjejë zgjidhje se kë të shpëtojë nënën apo fëmiun.

Përgjatë kësaj dileme, ai argumenton në sallën e operimit me njërin prej kolegëve të tij, i cili mendon se pritoritet është të shpëtohet e ëma, mirëpo doktori nuk pajtohet me këtë gjë.

Pasi Aliu me prerje cezariane nxjerrë foshnjën nga barku i së ëmes, ajo vdes.

Në këtë ditë të vështirë për doktorin, ai kujton se pikërisht sot janë bërë 14 vjet nga vdekja e vëllait të tij por me foshnjën në duar i cili mbeti pa të ëmën, ai i flet bebes duke i thënë se do jetë vëllau i tij.

Këtë dhe shumë ndodhi tjera do të mund t`i shihni sonte në në orën 18:50 në Klan Kosova te “Doktori i Mrekullive” i cili episod vjen me plot emocione, dhimbje e humanizëm.

Artikuj të ngjashëm