Eni dhe Genci janë nga promovuesit më të mirë të Kosovës dhe Shqipërisë. Në vazhdimësi ata udhëtojnë duke vizituar disa nga pikat më të bukura duke promovuar kulturën dhe bizneset e vogla shqiptare.
Destinacioni i radhës ishte Thethi. Genc Prelvukaj madje ndau edhe një postim në llogarinë e tij në Instagram për të njoftuar edhe më shumë ndjekësit e tij për bukurinë e Thethit.
Por, pushimet nuk shkun edhe pa një incident.
Cifti kishin vendosur të dilnin në këmbë nëpër male për të soditur bukuritë e vendit. Ndonëse këngëtarja u kujdes që të mos rrëzohej, ajo u lëndua duke dalë nga makina.
Në foton që ajo ka publikuar shihet se i është nënshtruar ndihmës mjekësore për lëndimin në këmbë që nuk është shumë serioz.
“U ruajta sa u ruajta për të mos u rrëzuar kur dolëm nëpër male dhe si përfundim u rrëzova sa dola nga makina “, ka shkruar ajo krahas një fotoje ku shihet gjuri i mbështjellë me fashë. /prive.al