Së fundmi, u rikthye në atdhe për t’iu qasur me shumë përkushtim karrierës të cilën e kishte lënë pak anash gjatë 2015-tës.
Rikthimi i Eni Koçit rezultoi mjaft produktiv pasiqë projektet në duet me motrën dhe Goldin por edhe ato solo rezultuan shumë të suksesshme.
Pas këtij suksesi që u pasua me koncerte të shumta Eni sërish ka marrë rrugë drejt Britanisë së Madhe ku studion mjekësinë.
Megjithëse ditët e relaksit mund të kenë përfunduar për këngëtaren, kjo mund të luaj fare pak rol marrë shkas nga fakti se shkollimi për të është prioriteti parësor.
Projekte nga Eni mund të presim edhe në muajt në vijim sepse ajo definitivisht ka dëshmuar se është e zonja të menaxhojë me të dyja, shkollën dhe karrierën. /Prive.al/