Nuk shquhet për ndryshime të theksuara në stil por duket se këngëtarja e mirënjohur Eneda Tarifa e ka bërë ‘zemrën gur’ për t’u transformuar pak.
Këngëtarja ka ndryshuar ngjyrën e flokëve të saj komplet në të bardha duke u rikthyer në imazhin e para shumë viteve.
Ky ndryshim është pëlqyer nga ndjekësit e saj që e kanë komplimentuar për dukjen.
Kujtojmë se Eneda pas mos rinovimit të kontratës në ‘Portokalli’ u tha se do sistemohet diku tjetër në Top Channel por deri tani nuk ka pasur asnjë lëvizje.
Këngëtarja vazhdon mbrëmjet me muzikë live dhe me raste është pjesë e emisioneve të ndryshme. /Prive.al/